MIRËSEVINI NË

AlbScreening

PROGRAMI SHQIPTAR I DEPISTIMIT TË DËGJIMIT

EUSCREEN dhe historia e depistimit neonatal të dëgjimit në Shqipëri

Ulja e dëgjimit është patologjia kongenitale më e shpeshtë tek të porsalindurit. Prej dekadash tashmë janë të konsoliduara dhe të standartizuara testet që përdoren për të depistuar dëgjimin tek ky grup, sikurse dhe bateria e testeve diagnostike. Po kështu metodat e ndërhyrjes dhe të rehabilitimit kanë treguar që, të përdorura në kohën e duhur dhe duke pasur në thelb përforcimin e rolit të familjes, arrijnë të shmangin handikapin e krijuar nga kjo lloj paaftësie.

Pra, ulja e dëgjimit është një patologji që plotëson të gjitha kushtet për të qenë objekt i një programi depistimi. Kjo e fundit është tashmë procedurë standarte në vendet Evropiane e më gjërë….


Vers-2



Ku mund të bëj një test dëgjimi për fëmijën tim?

Testi i degjimit te te porsalindurit mund te jete nje i vetem ose mund te duhet te pasohet nga nje i dyte apo i trete ne varesi te rastit. Femijet e lindur ne Maternitetet “Koco Gliozheni” apo “Mbreteresha Geraldine”, Materniteti i Kukesit apo Pogradecit mund ta bejne testin a pare dhe te tjeret ne vazhdim ne keto institucione. Nese keto teste rezultojne jo te sukseshme per konfirmimin e diagnozes duhet te drejtoheni tek Spitali Francez, Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” . Per me shume info pyesni pediatrin e femijes suaj ne maternitet.





AKTIVITETE


Gjatë periudhës Maj-Qershor 2019 stafi drejtues i i projektit EUSCREEN në Shqipëri ndërmori një studim transversal në të gjitha Maternitetet pilot të zbatimit të këtij projekti lidhur me perceptimet e prindërve rreth depistimit universal të dëgjimit tek të porsalindurit në vendin tonë.   Të dhënat e nxjerra nga ky studim botohen tashmë në formën e njëe artikulli në revistën prestigjioze PLOS ONE

Takimi i dytë i përgjithshëm i stafit të projektit EUSCREEN me qëllim diskutimin e ecurisë së depistimit dhe trajtimin e cështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë më përfundimin e depistimit në terren, të tilla si realizimi i plotë i depistimit të të gjithë të porsalindurve, ndjekja dhe kompletimi i rasteve që dështuan në testimin e parë dhe që ishte e nevojshme të ri-testoheshin, etj. Në përgjithësi, nga pjesëmarrësit u evidentua një ecuri shumë e kënaqshme e depistimit përgjatë dy viteve të vazhdimit të tij. Takimi u realizua në Kukës.

Përfundon rekonstruksioni i sallës ORL pranë Spitalit francez, QSUT. Kjo sallë mund të përdoret, përvec veprimtarisë mësimore, për trajnime të ndryshme apo takime profesionale.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakultetin e Mjekësisë, UMT, Programi EUSCREEN organizon një ditë informative me personel mjekësor dhe infermieror të Konsultoreve të fëmijëve në Tiranë. Qëllimi i kësaj dite është informimi i këtij personeli mbi procedurat e depistimit, ku kryhen, nga kush, kush është folloë up-i dhe më pas si vazhdohet me diagnozën e uljeve të dëgjimit, në mënyrë që informacioni që u jepet prindërve të jetë i unifikuar. Aktiviteti u akreditua nga FM.

Gjatë muajit Qershor 2019 stafi drejtues i projektit EUSCREEN në Shqipëri ndërmori një studim të detajuar të arsyeve se përse disa prinder refuzojne depistimin e të porsalindurve të tyre, për herë të parë, apo edhe ri-testimin e foshnjës nëse testimi i parë dështon për arsye të ndryshme.
Për këtë qëllim, u shqyrtuan me kujdes të gjitha rastet e refuzimeve të depistimit në dy maternitetet e Tiranës që nga fillimi i depistimit në 1 Janar 2018 dhe deri në Qershor 2019, duke parë të dhënat e regjistruara në regjistrat e këtyre Materniteteve dhe/ose databazat përkatëse.
Prindërit e këtyre ë porsalindurve u kontaktuan me telefon dhe u kërkua informacion lidhur me refuzimin e tyre për të depistuar foshnjën për herë të parë apo edhe për të kryer ri-testimin sipas rastit. Të dhënat e grumbulluar u përpunuan dhe analizuan, duke ofruar informacion të cmuar që mund të përdoret në të ardhmen (gjatë shtrirjes së depistimit në shkallë kombëtare) për të reduktuar në maksimum refuzimin e depistimit.

Takimi vjetor i konsortiumit EUSCREEN ku të gjithë partnerët ndërkombëtare u takuan për të diskutuar për ecurinë e projektit në secilin shtet dhe në tërësi.
Pjesëmarrësit nga Shqipëria referuan disa tema në këtë konferencë ku paraqitën një panoramë të ecurisë së projektit EUSCREEN, duke parashtruar synimet për shtrirjen e depistimit në të gjithë Shqipërinë, duke u nisur nga një qasje graduale ose hap-pas-hapi. Ata gjithashtu morën pjesë aktive në diskutimet lidhur me zgjidhjen e problemeve të evidentuara dhe mbarëvajtjes së programit në tërësi.

Pranë ambjenteve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u mundësua krijimi i kabinetit më të avancuar të audiometrisë në vend, i cili përmbush të gjitha standardet për vendosjen e diagnozës përfundimtare të dëmtimit të dëgjimit, kabinet i cili përgjatë kohëzgjatjes së projektit do mund të përdoret edhe për pacientë të tjerë dhe që do mbetet pjesë e infrastrukturës së QSUT-së edhe pas përfundimit të projektit. Përvec kësaj, të gjitha pajisjet depistuese do të kalojnë nën administrimin e QSUT-së pas përfundimit të projektit, duke përbërë një vlerë të shtuar të tij dhe përfitime konkrete për QSUT-në dhe UMT-në.

Një tjetër dhomë testimi për diagnozën përfundimtare të humbjes së dëgjimit u ngrit edhe pranë QKMZHRF-së.

Qëndra Kombëtare e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve, Tiranë. Organizohet kursi i dyte i trajnimit në lidhje me vlerësimin dhe monotorimin e zhvillimit të neonatëve me ulje dëgjimi. Tranues Gwen Carr (UK), Andrea Busse (Belgium) dhe Birkena Qirjazi (Shqipëri). Kursi 3 ditor u ndoq nga i gjithë personeli i qëndres dhe u akreditua nga QKEV. Përgjatë ketyre ditëve të trajnimit u ofruan njohuri teorike dhe praktike lidhur me aspekte të rëndësishme të depistimit të dëgjimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me këto probleme, përfshirë aspektet anatomike dhe fiziologjinë e të folurit dhe komunikimit, monitorimin e tyre dhe edukimin e familjes.

Në 3-4 Nëntor 2018 u realizua një takim i përgjithshëm i stafit të projektit EUSCREEN në Pogradec me qëllim diskutimin e ecurisë së depistimit, identifikimin e problemeve dhe ofrimin e zgjidhjeve përkatëse. Përvec të tjerave, gjatë këtij aktiviteti u bë e qartë se ishte e nevojshme një seancë informuese me stafin e Konsultoreve të Fëmijës në Tiranë, për shkak se informacioni që u ofrohet prindërve në këto Konsultore lidhur me depistimin e dëgjimit në lindje është i paplotë duke ndikuar në vendimin e tyre për të testuar fëmijën e porsalindur. U ra dakort që kjo seancë informuese të realizohej në gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Në bashkëpunim me FM, UMT Programi EUSCREEN organizon një ditë informative me stafin e UMT. Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i programit EUSCREEN, objektivave, arritjeve, risive dhe qëllimeve të tij afagjata. Aktiviteti u akreditua nga QKEV.

Organizohet një trajnim teoriko-praktik për diagnozën dhe rehabilitimin e uljeve të dëgjimit tek neonatët. Trajnuesit jane Gwen Carr (UK) dhe Martijn Toll (Hollande). Në këtë kurs morrën pjesë teknikë audiometrie dhe gjithë stafi i QKMZHRF. Një pjesë e trajnimit teorik ishte e përbashkët për të dy grupet, kurse pjesa tjetër dhe praktika audiologjike në Spitalin Francez, QSUT.

Midis datave 15-17 Mars 2018 u zhvillua mbledhja e parë ndërkombëtare e projektit EUSCREEN ku të gjithë partnerët ndërkombëtare u takuan për të diskutuar për ecurinë e projektit në secilin shtet dhe në tërësi.

Pjesëmarrësit nga Shqipëria referuan disa tema në këtë konferencë ku paraqitën një panoramë të gjendjes së projektit EUSCREEN dhe gjithashtu morën pjesë aktive në diskutimet lidhur me zgjidhjen e problemeve të evidentuara dhe mbarëvajtjes së projektit në Shqipëri dhe në tërësi për konsorciumin EUSCREEN.

Fillon Depsitimi Universal I Dëgjimit në dy maternitet e Tiranës, atë të Kukesit dhe Pogradecit. Të gjithë fëmijët e lindur në këto institucione, me konsentin e prindërve, i nënshtrohen në maternitet testeve të depistimit të dëgjimit.

Lancimi i programit EUSCREEN në Tiranë. Implementation of cost-optimized childhood vision and hearing screening programmes in middle- income countries in Europe.

 

Programi Euscreen, pjesë e programeve Horizon 2020, parashikon që në periudhën 2017- 2020, të analizojë programet e despitimit të dëgjimit dhe shikimit në Evropë, duke synuar  ndërtimin e një makine statistikore që të mund të kostifikojë procesin dhe të sugjeroje një program sa më efektiv dhe kost-ekonomik. Në këtë studim të madh, të koordinuar nga  ERASMUS UNIVERSITAIR MEDISCH CENTRUM ROTTERDAM (Erasmus MC), përvec Universitetit të Mjekësisë , Tiranë (UMT) marrin pjesë dhe  THE UNIVERSITY OF SHEFFIELD, UK,  THE UNIVERSITY OF READING, IK,  KAROLINSKA INSTITUTET, Suedi, JOHANN ËOLFGANG GOETHE UNIVERSITAET FRANKFURT AM MAIN,  Gjermani si dhe UNIVERSITATEA DE MEDICINA SI FARMACIE IULIU HATIEGANU CLUJ-NAPOCA, Rumani.

Takimi i parë i konsortiumit të studimit u bë në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha universiteteve pjesëmarrëse si dhe nga EC Bruksel, për të diskutuar objektivat dhe planin e punës së studimit në vitet në vazhdim.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik, organizohet në Kukës një ditë trajnimi dhe informimi për depistimin e dëgjimit, diagnozën dhe rehabilitimin  e uljeve të dëgjimit.  Në këtë aktivitet morrën pjesë shumë mjekë familjeje, personel i mesëm nga qëndrat shëndetësore si dhe personel mjekësor dhe infermieror nga Materniteti Kukës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i personelit mjekësor mbi cështjet e vlerësimit të dëgjimit tek neonati, ku ofrohen shërbimet si dhe ndjekja e rasteve të identifikuara. Aktiviteti u akreditua nga QKEV.

Pogradec – Në bashkëpunim me Drejtorinëe Shëndetit Publik, Pogradec, organizohet i njëjti event i akredituar si në Kukës për t’u pasuar ne 21 tetor 2017 me një aktivitet të ngjashëm në mjediset e UMT. Ky i fundit me pjesëmarrës të stafeve të të dy materniteteve të Tiranës.

Kurs rezidencial, 3 ditor, teoriko-praktik në mjediset e UMT me stafin e përzgjedhur për të punuar në studimin EUSCREEN në të katër maternitetet e përfshira. Mamitë dhe infermieret e përzgjedhura nga secili maternitet, në pjesën e parë të trajnimit , nën drejtimin e pedagogëve  UMT u njohën me bazat teorike të depistimit të dëgjimit tek neonatet si dhe protokollet që do të zbatohen për follow- up-in e bebeve të identikuara me probleme të mundshme.

Në pjesën e dytë të kursit, pjesemarrësit u trajnuan për përdorimin e pajisjeve dhe plotësimin e dokumentacionit. Në këtë seksion morrën pjesë përfaqesues të kompanive prodhuese të cilët shpjeguan përdorimin e aparaturave. Pjësëmarrësit realizuan teste praktike të supervizuara.  Aktiviteti u akreditua nga QKEV.

Shprëndahen në maternitete pajisjet dhe baza materiale e nevojshme për të filluar depistimin e dëgjimit të bebeve ne Janar 2018. Ndërkaq janë përgatitur dhe mjedise të posacme brenda secilit institucion për të mundësuar realizimin e testeve ne kushte optimale.


GALERIA

Regjistrohuni në njoftimet tona mujore