Depistimi Neonatal i Dëgjimit

Etiologjia e shurdhesise gjate femijerise eshte e ndryshme dhe shpesh e panjohur. Pavaresisht nga kjo prevalenca e demtimeve te degjimit tek femijet eshte e larte (6/1000).  Ne kete grup humbja e rende e degjimit, gjenetike dhe kongenitale, perfaqesohet me shifren rreth 1-2/1000 tek neonatet e shendoshe dhe ne 4-5% te neonateve qe paraqesin nje apo me shume faktore risku audiologjik. Vlen te permendet qe shurdhesia ka nje prevalence shume me te larte sesa patologjite e tjera kongenitale per te cilat ka tashme programe depistimi ne perdorim e siper.

bebe-300×225

Tek femijet, informacioni akustik nga sistemi auditiv periferik eshte kritik per maturimin e rrugeve centrale te degjimit; nje deprivim auditiv mund te coje ne demtim serioz te zhvillimit te procesit te te mesuarit.  Femija shurdh nuk ka mundesi te zhvilloje vemendjen dhe aftesite degjimore te pershtatshme apo normale.  Te gjitha  keto mangesi te fushes se komunikimit normal shoqerohen shpesh me nje performance te dobet akademike dhe mund te cojne ne izolim social.  Propaganduesit e depistimit universal neonatal te degjimit besojne se aplikimi i hershem i terapive egzistuese si psh terapia te folurit dhe gjuhes, amplifikimi (protezimi akustik) dhe mbeshtetja e familjeve mund te reduktojne ose edhe te eleminojne diferencen ne aftesite gjuhesore midis femijes shurdh dhe atij normal.

Me zhvillimin e  sotem te teknologjise eshte e mundur qe te dallohet ulja e degjimit qysh ne ditet e para te jetes. Per kete arsye perdoren programet e depistimit, si ai qe eshte prezantuar tashme ne maternitetet e Tiranes.  Depistimi konsiston ne regjistrimin e oto-emisioneve akustike (OAE) te bebeve, ne ditet e para te jetes. Nje sonde me nje kapuc plastik, vendoset ne veshin e femijes dhe leshon disa tinguj, qe ne rast se kokleja eshte e shendetshme, duhet t’i pergjigjet, pra te prodhoje OAE-te qe regjistrohen dhe analizohen prej aparatit.  Testi zgjat vetem disa minuta dhe bebi duhet te jete ne gjume ose i qete.  Jo gjithmone pergjigjja e testit eshte e qarte, psh ne bebe te vogla (nen 1 dite), kur mjedisi apo bebi jane shume te zhurrmshme etj.

Testi i pare kryhet ditet e para te jetes (48 oret e para per bebet normale) dhe para se te largohen nga spitali per bebet e reanimacionit. Nese pergjigjja e testit te pare nuk eshte e qarte, kjo nuk do te thote se bebi nuk degjon, por qe degjimi i tij/ saj duhet kontrolluar ne menyre me te detajuar.  Per kete arsye nje test i dyte me oto-emisione behet 1 muaj pas te parit.  Nese dhe ky test nuk del mire, atehere rreth  muajit te trete te jetes, bebi referehet per te kryer ABR (potencialet auditive te trungut te trurit) i cili vendos ne menyre te qarte pragun e degjimit. Asnjeri prej ketyre kontrolleve nuk ka efekte anesore; asnjeri nuk eshte i dhimbshem.

Testet depistuese nuk arrijne te dallojne uljet e lehta te degjimit, prandaj prinderit duhet te jete te kujdesshem dhe te monitorojne degjimin e femijes se tyre ne menyre te vazhdueshme.

Per informacion me te detajuar mbi oto-emisionet akustike, si gjenerohen ato ne kokle dhe per perdorimin e tyre ne klinike mund te vizitoni linkun e meposhtem  http://www.otoemissions.org