Trajtimi i Shurdhësive

Shurdhesite ndahen ne dy grupe te medha, konduktive dhe senso-neurale. Ne grupin e pare shkaku duhet kerkuar ne veshin e mesem, si rrjedhoje egziston mundesia qe shurdhesia te trajtohet ne rruge medikamentoze ( psh me antibiotike ne rastet e infeksioneve te perseritura te veshit etj) ose kirurgjikale ( ne deformimet e lindura te veshit te mesem etj). Shurdhesite senso-neurale lidhen me demtime te veshit te brendeshem dhe te nervit te degjimit. Keto shurdhesi mund te trajtohen ose duke vendosur aparat degjimi (protezim akustik), ose nese shurdhesia eshte e thelle, nepermjet implantit koklear.

  1. mikrofoni; qe kthen tingujt ne sinjal elektrik
  2. amplifikatori, qe rrit fuqine e sinjalit elektrik; ne kete proces preket gjithashtu edhe ekuilibri i tingullit duke i dhene me shume perparesi tingujve me frekuence te larte sesa atyre me frekence te ulet
  3. receptori; qe kthen sinjalin elektrik ne akustik
  4. nje pjese qe realizon puthitjen me kanalin e degjimit
  5. bateria; qe furnizon me energji amplifikatorin

a) BTE – ose aparatet qe vendosen prapa veshit. Keta aparate kane te gjitha pjeset te vendosura ne nje skelet plastik ne forme bananeje, qe vendoset mbi dhe prapa veshit, kurse nje tub dhe nje pjese plastike (moldi) realizojne percjelljen e sinjalit te amplifikuar ne kanal.
b) ITE – ose aparatet qe vendosen ne kanal. Keta aparate mbushin gjithe konken si dhe hyrjen e kanalit te degjimit.
c) ITC – ose paratet qe vendosen ne kanal. Keta aparate zene nje pjese te vogel te konkes dhe hyrjen e kanalit.
d) CIC – ose aparate qe vendosen plotesisht ne kanal. Keta aparate sikurse e tregon dhe emri vendosen teresisht ne kanalin e degjimit. Nxjerrja e ketyre aparateve dhe perdorimi i tyre eshte i veshtire. BTE kane fuqine amplifikuese me te madhe dhe jane me te lehte per t’u menaxhuar. Aparatet digitale lidhen me nje software dhe mund te programohen me ane te nje kompjuteri. Aparatet e degjimit ofrojne nje amplifikim te tingullit qe llogaritet sipas formulave te ndryshme, dhe qe varet nga pragu i degjimit.

Aparati i degjimit realizon :

1- rritjen e degjueshmerise.
Njerezit me ulje degjimi shpesh nuk arrijne te degjojne disa tinguj te gjuhes se folur. Jo vetem kaq, por ata nuk arrijne as te dallojne mire gjuhen sepse jane ne gjendje te dallojne vetem disa fonema dhe jo te tjerat. Aparati i degjimit, duke dhene me shume amplifikim per tingujt e dobet dhe per zonat ku ulja e degjimit eshte me e madhe, ndihmojne ne te kuptuarit e gjuhes se folur dhe kompensojne per uljen e degjimit.

2- zvogelim e hapesires dinamike te nje sinjali
3- zvogelojne demet e uljes se rezolucionit frekuencial dhe atij temporal.

Njerezit me ulje degjimi neuro-sensoriale e kane te demtuar rezolucionin frekuencial, me fjale te tjera nuk jane ne gjendje te ndajne nje frekuence prej nje tjetre. Kjo ben qe frekuencat e ulta te maskojne ato te larta, sikurse ben te veshtire dhe identifikim e fljaleve ne nje mjedis te zhurrme. Po keshtu tingujt e forte mund te maskojne tingujt e dobet qe vijne menjehere pas tyre duke penguar identifikim e sinjaleve ne momentet kur zhurrma eshte me e dobet (pra demtohet rezolucioni temporal).
Aparati i degjimit duke u siguruar qe te mos kete zona frekuenciale me energji shume te larte se te tjerat perpiqet te kompensoje deri diku rezolucion frekuencial te demtuar; nderkaq persa i perket rezolucionit temporal aparati i degjimit ofron pak zgjidhje

Implanti koklear (CI) ofron nje degjim me te mire tek ata persona te rritur apo te vegjel, te cilet perfitojne pak nga aparatet e degjimit. Nga CI mund te perfitojne personat qe jane shurdhuar, qe kane ulje degjimi progresive apo qe, edhe pse kane perdorur aparate degjimi, nuk kane pasur shume sukses. Po keshtu CI mund te rekomandohet tek bebet qe pas depistimit neonatal te degjimit jane vertetuar te kene ulje degjimi te renda/ te thella. Sot CI mund te realizohet edhe tek femije nen moshen 1 vjec. Edhe femijet me te medhenj mund te implantohen, por ne menyre te vecante ata qe jane shurdhuar pas nje meningiti duhet te implantohen pa humbur kohe. Osifikimi i koklese qe ndodh me pas, mund ta beje implantimin te pamundur. Nje person mund te implantohet ne te dy veshet (nese ka nevoje), ose mund te perdore njekohesisht nje aparat degjimi ne nje vesh dhe nje CI ne veshin tjeter.

aparat

1- pjesa e brendeshme ose receptori, qe vendoset ne menyre kirurgjikale ne kocken prapa veshit dhe me elektrodat qe futen ne veshin e brendshem (ne kokle).
2- pjesa e jashteme; perbehet nga mikrofoni dhe procesori, i cili kthen tingullin ne sinjal elektri, i cili dergohet me pas tek elektodat ne veshin e brendshem. Elektodat nepemjet nervit te degjimit e cojne kete sinjal ne tru, ku perceptohet si tingull.

Pra ne ndryshim nga aparatet e degjimit stimulimi i realizuar nga CI eshte elektrik, jo akustik.