Diagnostikimi i Shurdhësive

Pragu i degjimit (dmth intesiteti me i ulet ne te cilen personi arrin ta degjoje nje tingull me nje frekuence te caktuar) matet me decibel (dB). Ne varesi te vendosjes se pragut te degjimit ne fushen audiometrike, uljet e degjimit ndahen ne :

  1. te lehta (20-40 dB)
  2. te moderuara (40-70dB)
  3. te renda (70-90 dB)
  4. te thella (90-100dB)

 Ne figuren me poshte, qe quhet edhe ‘banane e te folurit’ vihet re sesi shkalle te ndryshme te renies se degjimit ndikojne ne diferencimin e tingujve te ndryshem te gjuhes se folur.
Ne dallim e gjuhes se folur, rolin kryesor e kane bashketingelloret, te cilat jane kryesisht te frekuencave te larta.  Prandaj kur uljet e degjimit prekin kryesisht keto frekuenca (psh ne demtimet e lindura neuro-sensoriale, presbiakuzia, etj) edhe pse lartesia e tingullit mund te mos ndryshoje shume, femija ose personi ka veshtiresi ne dallim e fjaleve prej njera-tjetres.

Nese nje bebe nuk arrin te kaloje me sukses testet depistuese ne 1-3 muajt a pare te jetes, atij i afrohen nje sere testesh diagnostikuese qe synojne te zbulojne nivelin e degjimit dhe nje shkak te mundshem te tij, duke orientuar keshtu edhe trajtimin.

  1. Mbledhja e informacionit. Nje histori e plote e femijes dhe familjes eshte mese e nevojshme. Ajo perfshin egzistencen e uljeve te degjimit kongenitale ne trungun familiar, perdorimin e medikamenteve te ndryshem ose pranine e faktoreve te ndryshem te riskut.
  2. ABR. Analiza e potencialeve auditive te evokuara te trungut te trurit (qe perben dhe stadin e trete te programit te depistimit) nenkupton perdorimin e disa sinjaleve akustike nepermjet kufjeve dhe regjistrimin e pergjigjes se trungut te trurit ndaj ketyre ngacmimeve. Kjo pergjigje reflekton aktivitetin e koklese, nervit te degjimit, dhe rrugeve auditive te trungut trurit.
  3. OAE. Otoemisionet akustike reflektojne funksionin vetem te qelizave sensore te koklese.
  4. Impedancometria (timpanometria dhe refleksi stapedian). Ky eshte nje ekzaminim mjaft i domosdoshem per te kontrolluar gjendjen e veshit te mesem. Shpesh femijet dhe sidomos femijet e kesaj moshe, per shkak te papjekurise se Tubit te Eustakut zhvillojne otite seroze, te cilat shoqerohen me ulje degjimi. Kjo gjendje eshte plotesisht e mjekueshme dhe kalimtare. Fatkeqesisht, kjo ulje degjimi mund te shoqeroje dhe rendoje nje ulje degjimi si pasoje e demtimeve te veshit te brendeshem apo nervit te degjimit.
  5. Audimetria. Audimetria e perforcuar me stimuj vizive eshte shume efektive ne moshat 5 muaj deri ne 3 vjec dhe kontrollon te gjithe sistemin auditiv, nga veshi deri ne tru. Ky test ne moshat mbi 3 vjec zevendesohet nga audiometria me lodra, kurse ne moshat mbi 4.5-5 vjec audiometria mund te kryhet me te njejten procedure si dhe tek te rriturit.
  6. Ecuria e ketyre rasteve duhet te ndiqet me vizita te rregullta tek specialisti, cdo 6 muaj, te pakten ne tre vitet e para.