Veshi dhe të dëgjuarit

Veshi, anatomikisht, ndahet ne veshin e brendeshem, te mesem dhe te jashtem. Te tre pjeset kane rolin e tyre ne degjim. Llapa e veshit, ose me sakte te dy llapat e vesheve, luajne rolin kryesor ne percaktimin hapesinor te burimit te tingullit. Daullja e veshit eshte pjesa qe ndan veshin e jashtem nga ai i mesem. Ne veshin e mesem jane te vendosura kockat e degjimit. Roli i veshit te mesem eshte amplifikimi i tingullit.

Ndersa veshi i brendeshem, i vendosur brenda ne kocken temporale, permban si organin e te degjuarit (kokleja) ashtu edhe ate te ekuilibrit (vestibulum dhe kanalet gjysem-rrethore).

Organi sensor i degjimit eshte pikerisht kokleja. Ne saje te ndertimit te saj anatomik unik, njeriu arrin te dallojne nje frekuence nga tjetra, gje qe eshte determinante ne dallimin e gjuhes se folur. Po keshtu kokleja dhe nervi i degjimit realizojne dhe dallimin e fortesise se tingullit (intensitetit).

Kurse lokalizimi hapesinor i burimit te tingullit realizohet ne strukturat e lokalizuara ne trungun e trurit.

 

veshi

 

Semundje te ndryshme demtojne pjese te ndryshme te sistemit te degjimit. Semundjet e kanalit te jashtem te veshit mund te japin ulje degjimi te shkalleve te ndrsyhme qe kalon bashke me semundjen baze.

Ulje degjimi mund te japin gjithashtu eshte otitet akute dhe kronike, patologjite e tubit T Eustakut, traumat, otoskleroza, deformimet e lindura te veshit te mesem etj. Keto ujle degjimi, qe lidhen me veshin e mesem, mund te rekuperohen ose te reduktohen duke mjekuar semundjen qofte me rruge medikamentoze ashtu edhe kirurgjikale.

Uljet e degjimit vijne shpesh dhe nga demtimi i koklese dhe nervit te degjimit. Virozat. Sem Meniere, mikrotrombozat, traumat sonore dhe barotraumat, tumoret e nervit akustik, perdorimet me doza te larta te preparateve te demshem per koklene etj, hasen shpesh ne historine e semundjes te pacienteve qe ankojne ulje degjimi. Me kalimin e moshes fillon te bjere mprehtesia e degjimit ; kjo quhet presbiakuzia.

Ne ulje/humbje degjimi mund te cojne edhe patologji qe prekin rruget centrale te degjimit, nga trungu i trurit deri ne korteksin cerebral. Ky grup eshte me i rralle.